Kishte urdhërarrest, arrestohet një i dyshuar për disa vjedhje në Prizren

Kishte urdhërarrest, arrestohet një i dyshuar për disa vjedhje në Prizren

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar sot një përson të dyshuar për disa raste të veprave penale të vjedhjes.

Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, me  datën 18.09.2025, rreth orës 01:00, në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, konkretisht tek një market, një person i dyshuar kishte tentuar të kryente veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Në vendngjarje Policia ka siguruar prova materiale se i njëjti ka kryer edhe një vjedhje të mëhershme tek i njëjti market, transmeton Klankosova.tv.

“Hetimet kanë konstatuar se i njëjti person dyshohet edhe për dy raste tjera të vjedhjeve të kryera më herët në një dyqan tjetër tregtar në Prizren.

Pas intervistimit të të dyshuarit E. P. (mashkull), në praninë e avokatit mbrojtës, ai ka pranuar përfshirjen në rastet e mëposhtme:

– vjedhje – me datën 11.09.2025, në rrugën “Ekrem Rexha” – Prizren,

– vjedhje – me datën 16.09.2025, në rrugën “Ekrem Rexha” – Prizren,

– vjedhje e rëndë në tentativë më datë 18.09.2025 dhe

– posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, thotë Policia.

The post Kishte urdhërarrest, arrestohet një i dyshuar për disa vjedhje në Prizren appeared first on Klan Kosova.