“Kisha dashtë me qenë doktori”- Beqiri i Alternativës thotë se Prishtina është e sëmurë (VIDEO)

“Kisha dashtë me qenë doktori”- Beqiri i Alternativës thotë se Prishtina është e sëmurë (VIDEO)

Kandidati i Alternativës për kryetar të Prishtinës, Merkur Beqiri, ka përshkruar gjendjen aktuale të kryeqytetit, duke thënë se Prishtina është e sëmurë dhe se i duhet një “doktor” që të merret me simptomat e saj.

Ai këtë e tha gjatë paraqitjes së tij televizive në debatin që po zhvillohet aktualisht në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës.

 “Unë mendoj se Prishtina me të vërtetë është një qytet që lirisht mundemi me e qujtë i sëmurë dhe ka nevojë për shërim. Kisha dashtë unë me qenë doktori. Dhe kushdo që bëhet doktori duhet me u pajtu që Prishtina që po dojmë me udhëheqë, është e sëmurë dhe duhet me u marrë me simptomat që i ka, dhe simptoma ka gjithandej”, u shpreh Beqiri./Klankosova.tv

The post “Kisha dashtë me qenë doktori”- Beqiri i Alternativës thotë se Prishtina është e sëmurë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.