Aktorja amerikane, Kirsten Dunst, zbuloi së fundmi se nuk është e interesuar të riluajë rolin e saj në vazhdimin e komedisë së famshme “Bring It On” nga viti 2000.
Aktorja 43-vjeçare foli për Entertainment Tonight rreth mundësisë së rikthimit në rolin e tifozes Torrance Shipman në një vazhdim të mundshëm të filmit “Bring It On”.
Pasi u pyet në një shfaqje të filmit të saj të ri nëse do të kthehej në rolin e saj të njohur pas 25 vitesh, aktorja u përgjigj se nuk do ta bënte këtë.
Nga “Bring it On”Foto: YouTube
“Jo. Unë them, ‘Lërini gjërat e mira aty ku janë’. Nuk mund të vesh kostumin e një nxitëse tifozesh. As nuk e di çfarë do të bëja, të isha trajnere apo diçka e tillë? Oh jo. Le ta lëmë ashtu siç është”, tha Dunst, duke shtuar se nuk do të ishte vërtet e interesuar për këtë, madje as nga perspektiva e një producenteje.
Përndryshe, “Bring It On” ndjek nxënësen e vitit të fundit të shkollës së mesme Rancho Carne dhe kryesuesen e re të tifozeve, Torrance (Dunst), ndërsa ajo e udhëheq ekipin e saj drejt një kampionati kombëtar.
Në filmin e vitit 2000, me regji nga Peyton Reed dhe skenar nga Jessica Bendinger, luajnë gjithashtu Eliza Dushku dhe Jesse Bradford.
“Bring It On” ka sjellë pesë vazhdime të transmetuara dhe një vazhdim të gjashtë me temë “Halloween”, me anëtarë të rinj të kastit, si dhe një muzikal në ‘Broadway’, por deri më tani nuk ka pasur asnjë vazhdim me anëtarë të kastit origjinal. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com