Kina ka ndaluar gjigantët e saj të teknologjisë që të blejnë çipa nga Nvidia, duke synuar rritjen e prodhimit vendas.
Autoriteti i internetit, Cyberspace Administration of China (CAC), u ka kërkuar kompanive si ByteDance dhe Alibaba të ndalin testimin e çipit RTX Pro 6000D, i krijuar posaçërisht për tregun kinez.
Shefi ekzekutiv i Nvidia, Jensen Huang, u shpreh i “zhgënjyer” nga vendimi, por tha se kompania do të vazhdojë të mbështesë tregun kinez.
Sipas raportimeve, megjithëse disa kompani kishin planifikuar të porosisnin mijëra njësi, kërkesa për çipin ka qenë e kufizuar.
Pas lajmit, aksionet e Nvidia ranë me 2.6 për qind në Wall Street.
Vendimi vjen në mes të tensioneve të rritura tregtare mes SHBA-së dhe Kinës. /Telegrafi/