Kina ka konfirmuar marrëveshjen tregtare të shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump, duke theksuar rëndësinë e respektimit të konsensusit të arritur mes dy vendeve, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, në një konferencë për shtyp deklaroi se Kina ka qëndruar gjithmonë e përkushtuar në përmbushjen e zotimeve të saj.
“Kina gjithmonë e ka mbajtur fjalën dhe ka ofruar rezultate,” tha ai, duke shtuar: “Tani që është arritur një konsensus, të dyja palët duhet ta respektojnë atë”, raporton Reuters.
Marrëveshja, e cila u finalizua pas një telefonate mes presidentit Trump dhe liderit kinez Xi Jinping, u arrit në Londër dhe pritet të sjellë një armëpushim të brishtë në konfliktin tregtar mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Ajo pason një bllokadë të shkurtër që shpërtheu pas një marrëveshjeje paraprake të arritur më herët në Gjenevë.
Trump u shpreh i kënaqur me ecurinë e procesit.
“Marrëveshja jonë me Kinën është kryer, në pritje të miratimit përfundimtar mes meje dhe presidentit Xi,” ka shkruar ai në platformën Truth Social.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!