E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeKina ekzekutoi një ish-drejtues të një kompanie financiare për korrupsion – kishte...

Kina ekzekutoi një ish-drejtues të një kompanie financiare për korrupsion – kishte marrë ryshfete në vlerë të 156 milionë dollarëve

Kina ekzekuton një tjetër ish-drejtues të lartë financiar për korrupsion, duke vazhduar fushatën e saj të ashpër kundër krimit ekonomik.

Autoritetet kineze kanë ekzekutuar Bai Tianhui, ish-drejtor ekzekutiv i kompanisë së madhe financiare China Huarong International Holdings, pasi ai u shpall fajtor për marrje të r ryshfetit në një shumë të jashtëzakonshme prej rreth 156 milionë dollarësh. Sipas gjykatës, Bai kishte përdorur pozitën e tij zyrtare për të miratuar projekte në mënyrë të paligjshme, për të favorizuar kompani të caktuara dhe për të ndarë fonde financiare në këmbim të pagesave korruptive.

Hetimet zbuluan se abuzimet e tij me pushtetin kishin nisur prej vitesh, duke krijuar një rrjet të tërë përfitimesh të paligjshme që dëmtuan seriozisht besueshmërinë e institucionit financiar. Rasti i Bai Tianhui konsiderohet një nga më të rëndit në sektorin bankar kinez, duke reflektuar shkallën e përhapjes së korrupsionit në institucionet shtetërore të financave, raporton Reuters.

Kjo nuk është hera e parë që China Huarong përfshihet në skandale të mëdha korrupsioni. Në vitin 2021, ish-kryetari i kompanisë, Lai Xiaomin, u ekzekutua pasi u shpall fajtor për marrje ryshfetesh të shumta, pasuri të pashpjegueshme dhe sjellje të rëndë të dëmshme për interesat publike dhe ekonomike të vendit.

Fushata kundër korrupsionit e udhëhequr nga qeveria kineze ka përfshirë edhe drejtues të tjerë të sektorit bankar. Ish-zyrtarë të nivelit të lartë nga ICBC (Industrial and Commercial Bank of China) dhe Bank of China kanë marrë gjithashtu dënime me vdekje ose dënime të rënda me burg për përfshirje në skema ryshfeti dhe abuzime financiare.

Ekzekutimi i Bai Tianhui shihet si një tjetër sinjal i fortë nga Pekini se vendi është i vendosur të ndëshkojë pa kompromis korrupsionin në nivelet më të larta të sistemit ekonomik dhe financiar, në përpjekje për të rikthyer besimin publik dhe për të stabilizuar institucionet që luajnë një rol kyç në ekonominë kineze.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT