Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Iranin se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit mund të jetë “akti i fundit” i regjimit, pasi Rusia dhe Kina vendosë veton në rezolutë e propozuar nga Bahreini në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.
“47 vjet më parë, akti i parë i regjimit iranian ishte marrja e dhjetëra amerikanëve si pengje. Tani po merr peng Ngushticën e Hormuzit dhe me të po përpiqet të marrë peng ekonominë botërore. E pra, kolegë, kjo mund të jetë akti i tij i fundit. Do ta shohim,” tha i dërguari amerikan Mike Waltz në Këshillin e Sigurimit.
Deklarata e Waltz erdhi pasi Rusia dhe Kina vendosën veton ndaj projekt-rezolutës që u bënte thirrje shteteve të “koordinonin përpjekjet, të natyrës mbrojtëse, proporcionale me rrethanat, për të kontribuar në sigurimin e sigurisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, duke përfshirë shoqërimin e anijeve tregtare dhe për të penguar përpjekjet për të mbyllur, penguar ose ndërhyrë ndryshe në lundrimin ndërkombëtar nëpër Ngushticën e Hormuzit”.
Rezoluta mori 11 vota, ndërsa Kolumbia dhe Pakistani abstenuan.
Waltz theksoi se mbyllja e kësaj rruge bllokon ndihmën jetike humanitare.
“Grupet humanitare të OKB-së dhe ndërkombëtare që dërgojnë ndihma mjekësore, strehim dhe ushqim për krizat në Kongo, Sudan dhe Gaza nuk mund të kalojnë nëpër Ngushticë. Askush nuk duhet ta tolerojë këtë”, u shpreh ai.
Duke iu drejtuar dy fuqive që vetuan, ai tha se “vetoja e sotme shënon një nivel të ri të ulët”, duke akuzuar Moskën dhe Pekinin se po mbështesin Iranin, i cili “përpiqet të frikësojë Gjirin në nënshtrim, ndërkohë që brutalizon popullin e vet”.
Waltz akuzoi Rusinë se është bërë “furnizues kritik i pajisjeve ushtarake për Iranin”, duke përfshirë avionë luftarakë, helikopterë, automjete të blinduara dhe armë të tjera, ndërsa Kina importon “mbi 80% të naftës së paligjshme të Iranit” dhe ka furnizuar komponente për dronë sulmues dhe raketa balistike.
“Shumica e shteteve anëtare këtu kanë nevojë për Ngushticën e Hormuzit më shumë se Shtetet e Bashkuara,” tha ai, duke theksuar se Uashingtoni nuk e ka braktisur diplomacinë.
“SHBA mbetet e gatshme për diplomaci kuptimplote,” shtoi Waltz, edhe pse forcat amerikane “ vazhdojnë të arrijnë objektivat e tyre” në Operacionin Epic Fury.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


