E enjte, 23 Janar, 2025
spot_img
HomeLajmeKIKS-i raporton për "pushtimin" e shkollës nga Kurti për fushatë e fshehjen...

KIKS-i raporton për “pushtimin” e shkollës nga Kurti për fushatë e fshehjen e shpenzimeve nga Gërvalla në Amerikë

Në emisionin e sotëm hulumtues Kiks Kosova në Klan Kosova, do të mësoni se si e ‘pushtoi’ kryeministri i vendit, Albin Kurti, shkollën “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë për tubim elektoral.

Për këtë tubim fushate, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje nuk pyeti askënd, pasi s’mori leje tek autoritetet lokale.

Kurti, gjatë kësaj fushate e ka ashpërsuar narrativën e tij, duke i fyer kundërshtarët e tij politikë. E, për këtë mund të mësoni se si analizohet nga ekspertët e psikologjisë narrativa e Kurtit dhe gjuha e trupit, njofton Klankosova.tv.

E, bujë të madhe patën edhe shpenzimet e mëdha që kryediplomatja Donika Gërvalla i bëri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në “tokën e premtuar”, Gërvallën s’e priti askush, por ajo po refuzon që t’i bëjë publike shpenzimet nga atje.

Klan Kosova ia kërkoi, por ajo hesht!

Për më shumë, ndiqeni KIKS-in me fillim nga ora 19:00.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://upskittyan.com/act/files/tag.min.js?z=8547498