E shtunë, 14 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeKiara Tito ndan dhimbjen, humb një nga personat më të dashur të...

Kiara Tito ndan dhimbjen, humb një nga personat më të dashur të saj

Prezantuesja e njohur Kiara Tito ka ndarë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të gjyshes së saj, Maria, e cila është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare.

Kiara ka ndarë këtë dhimbje të thellë me ndjekësit e saj përmes rrjeteve sociale, duke publikuar dy foto prekëse, ku shfaqet momentet e bukura me gjyshen dhe vogëlushen Luna Mari.

Në njërën prej fotove shihet Kiara, e ulur pranë gjyshes së saj në një moment të ëmbël, ndërsa në tjetrën, Luna Mari e përqafon me butësi stërgjyshen e saj. Ky dedikim emocionues ka shoqëruar fjalët e Kiarës për ndarjen e gjyshes nga jeta.

“Lamtumirë Nana Maria e dashur. Do më mungojë gjithmonë zëri yt, përqafimi yt dhe lutjet e tua. U prehsh në paqe,” ka shkruar Kiara në postimin e saj, shoqëruar me simbole paqeje dhe dashurie, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e një njeriu të shtrenjtë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT