Kiara Tito: Luizit nuk i bëjnë përshtypje shpifjet dhe mallkimet e disa njerëzve që nuk kanë një jetë

Kiara Tito: Luizit nuk i bëjnë përshtypje shpifjet dhe mallkimet e disa njerëzve që nuk kanë një jetë

Prezantuesja dhe influencuesja shqiptare, Kiara Tito, ka ndarë së fundmi mendimet e saj me ndjekësit në Instagram, duke u përgjigjur pyetjeve mbi mënyrën se si ajo dhe bashkëshorti i saj përballen me komentet negative dhe shpifjet që shpesh qarkullojnë në rrjetet sociale.

Një nga ndjekësit e pyeti direkt: “Si ndihesh kur bashkëshortit çfarë nuk i thonë, ty fjalët më negative e si ndihet ai?”.


Kiara iu përgjigj me qetësi dhe maturi: “Kur dikush flet keq për ty, zakonisht tregon më shumë për gjendjen e tij se për ty. S’më prek disa, thjesht kanë nevojë për ndihmë, e jo për përgjigje”.

Foto: Instagram

Ajo theksoi se qëndrimi i saj dhe i bashkëshortit ndaj kritikave është i matur dhe i qëlluar.

“Pastaj Luizin e keni parë besoj që nuk merret me llafe dhe as nuk i bëjnë përshtypje shpifjet dhe mallkimet e disa njerëzve që nuk kanë një jetë”.

Me këtë përgjigje, Kiara tregoi se asaj nuk i ndikojnë komentet negative dhe shpifjet e njerëzve, dhe se fokusi i saj është të qëndrojë e qetë dhe pozitive, duke mos lejuar që negativiteti i të tjerëve të ndikojë në jetën personale apo marrëdhënien me bashkëshortin.

Ky reagim vjen në një kohë kur rrjetet sociale shpesh shpërndajnë kritika dhe komente jo të bazuara, dhe Kiara tregon se një qasje e mençur dhe e distancuar ndaj tyre është mënyra më e mirë për të ruajtur qetësinë dhe ekuilibrin emocional. /Telegrafi/