KGjK-ja dënon ndërhyrjet politike ndaj PZAP-së

Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim

Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dënuar ndërhyrjet politike ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ku tha se çdo formë e presionit politik është e papranueshme dhe e rrezikshme.

KGjK-ja tha se PZAP-ja është institucion i pavarur dhe çdo tentativë për ta ndikuar atë, sipas tyre, përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe rendit kushtetues në vend.

“Tolerimi i këtij presioni politik rrezikon të minojë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe në institucionet e drejtësisë”.

“KGJK, kërkon nga të gjithë që të ndalin menjëherë këto praktika të papranueshme dhe t’i adresojnë pakënaqësitë në mënyrë ligjore”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Këshilli Gjyqësor tha se riafirmon angazhimin e plotë për ta mbrojtur pavarësinë institucionale dhe tha se do të reagojë ndaj çdo forme presioni që cenon funksionimin e drejtë dhe të ligjshëm të sistemit gjyqësor.

The post KGjK-ja dënon ndërhyrjet politike ndaj PZAP-së appeared first on Klan Kosova.