Në një moment veçantë për barazinë gjinore dhe fuqizimin e të rinjve në futboll, KFV Prishtina ka thelluar partneritetin me Barça Academy, pas një vizite zyrtare në selinë qëndrorë të akademisë në Barcelonë. Kjo vizitë përfaqëson një arritje jo vetëm në diplomacinë sportive, por edhe në avancimin e vajzave dhe djemve në futboll në Ballkanin juglindor.

Delegacioni i KFV Prishtina u prit me nderime nga Benni Megreli, Kreu i Barça Akademisë; Sergi Barjuan, legjendë e Barcelonës dhe udhëheqës teknik; si dhe nga drejtuesit e zhvillimit ndërkombëtar, Marc Sabaté dhe Marc Masats.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi, Barça Camps do të organizohen në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, nën modelin udhëheqës nga vajzat e KFV Prishtina, duke e bërë këtë nismë të parën e këtij lloji në rajon. Kampet ofrojnë trajnim profesional e gjithëpërfshirës për vajza dhe djem nga 6 deri në 18 vjeç, duke garantuar që çdo fëmijë, pavarësisht gjinisë, etnisë, të ketë qasje në të njëjtat mundësi zhvillimi me standardet e metodologjisë prestigjioze të Barça-s.

Vizita përkon me hapjen zyrtare të Barça Academy World Cup 2025, një ngjarje ikonike që bashkon 2,000 lojtarë të rinj nga 26 vende, duke forcuar ndikimin global të modelit zhvillimor të Barça-s. Me vetëm një muaj deri në nisjen e Barça Camp Kosova 2025, kërkesa për pjesëmarrje ne kampe është më e lartë se kurrë.
Qindra të rinj po regjistrohen nga gjithandej, të etur për të treguar talentin e tyre gjat kampit zyrtar të FC Barcelona. Në një perspektivë të afërt, Kosova mund të përfaqësohet në Barça Academy World Cup nga vajza dhe djem nga U8 deri U18, duke pasqyruar suksesin e këtij partneriteti pionier dhe të ardhmen premtuese të futbollit në rajonin tonë.
Mbështetur nga UEFA Foundation dhe Komuna e Prishtinës, nën Patronatin e Presidentes Osmani, ky bashkëpunim është një hap i guximshëm përpara në përafrimin e sportit me të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. KFV Prishtina nuk po e sjell vetëm Barça-në në Ballkan, por ne po e çojmë talentin ballkanik në botë.
Mos e humb mundesine, regjistrohu tani: https://campkosova-barcaacademy.com/registration-form/