Zëvendëskomandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Brigadier Gjeneral Cahit Irican, ka pritur sot në një vizitë zyrtare Ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Kryesuese në Detyrë e OSBE-së, Elina Valtonen, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë, raporton Sinjali.
Gjatë takimit u theksua angazhimi i vazhdueshëm i KFOR-it për sigurimin e sigurisë dhe stabilitetit për të gjitha komunitetet në të gjithë Kosovën, si dhe rëndësia e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Brigadier Gjeneral Cahit Irican vlerësoi profesionalizmin e personelit finlandez dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj misionit dhe paqes e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!