E mërkurë, 30 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeKFOR konfirmon se iu dha leje FSK-së për të shkuar në Ujman:...

KFOR konfirmon se iu dha leje FSK-së për të shkuar në Ujman: Ky është mandati i tyre primar

Misioni ushtarak i NATO-s ka njoftuar se sot komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka dhënë autorizim për Forcën e Sigurisë së Kosovës që të zbarkojë në Veri të vendit në kërkim të 33 vjeçarit që u hodh të dielën në Ujman.

KFOR në njoftim ka shtuar se kërkimi në liqenin e Ujmanit për trupin e 33 vjeçarit do të bëhet derisa trupat e KFOR-it do të ofrojnë siguri gjatë gjithë operacionit.

Poashtu, në njoftim theksohet se ky autorizim për FSK-në, i bazuar në arsye humanitare, është dhënë në përputhje të plotë me “prerogativat dhe autoritetet e Komandantit të KFOR-it, për të maksimizuar përpjekjet e vazhdueshme për të lokalizuar dhe shpëtuar një 33-vjeçar që dyshohet se është mbytur në liqen disa ditë më parë.

Ai është i kushtëzuar nga kërkesat dhe paralajmërimet specifike të përcaktuara nga KFOR-i, të cilat gjithashtu do të ofrojnë siguri gjatë gjithë operacionit”.

Misioni i KFOR ka sqaruar se përdorimi i ekipeve të kërkim-shpëtimit bie nën mandatin fillestar të FSK-së për kujdes ndaj komuniteteve lokale në rast të fatkeqësive.

“Përdorimi i ekipeve të kërkim-shpëtimit të FSK-së bie nën mandatin fillestar të FSK-së, i cili përfshin mbështetjen për komunitetet lokale, në përgjigje të fatkeqësive natyrore, përmes operacioneve të kërkim-shpëtimit”, përfundon njoftimi i KFOR-it.

Pamje ekskluzive: FSK-ja zbarkon në veri, në kërkim të të riut që dyshohet se u mbyt në Ujman (VIDEO)

The post KFOR konfirmon se iu dha leje FSK-së për të shkuar në Ujman: Ky është mandati i tyre primar appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT