Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e misionit të KFOR-it ka zhvilluar ushtrime me armë të vërteta në Prishtinë si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të gatishmërisë për të ruajtur aftësinë e tyre të lartë operacionale.
Ky mision thekson përmes një postimi në Facebook se trajnimi i rregullt është thelbësor për të siguruar që trupat e KFOR-it të mbeten të përgatitura për t’iu përgjigjur shpejt dhe në mënyrë efektive çdo sfide sigurie, transmeton Klankosova.tv.
“Ushtrime të tilla ndihmojnë në ruajtjen e gatishmërisë dhe forcimin e koordinimit midis forcave shumëkombëshe, gjë që është çelësi për përmbushjen e mandatit të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
The post KFOR-i stërvitet në Prishtinë me armatim të vërtetë appeared first on Klan Kosova.