E shtunë, 28 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeKFOR-i mohon se kishte ndalim për ndonjë zyrtarë për të hyrë në...

KFOR-i mohon se kishte ndalim për ndonjë zyrtarë për të hyrë në Komunën e Leposaviqit

KFOR- i ka mohuar deklarimet se kishte një “listë të zezë” që u ndalonte hyrjen disa zyrtarëve për të hyrë në komunën e Leposaviqit, ashtu siç ka thënë kryetari i kësaj komune Lulëzim Hetemi.

KFOR-i ka mohuar ekzistimin e një liste të tillë.

“KFOR-i nuk ndërhyn në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë”thuhet në deklaratën zyrtare.

Ata theksojnë se mbajnë komunikime të rregullta me të gjithë homologët kryesorë dhe veprojnë me transparencë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

KFOR-i gjithashtu u bëri thirrje të gjithë aktorëve që të shmangin deklaratat dhe veprimet e njëanshme që mund të krijojnë tensione të panevojshme dhe të ndikojnë negativisht në stabilitetin rajonal.

Në fund, KFOR-i rikujtoi se mandati i tij i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 mbetet i pandryshuar.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT