E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/kfor-i-flet-per-objektet-qe-fluturuan-mbi-kosove-net-me-pare/KFOR-i flet për objektet që fluturuan mbi Kosovë net më parë -...

https://klankosova.tv/kfor-i-flet-per-objektet-qe-fluturuan-mbi-kosove-net-me-pare/KFOR-i flet për objektet që fluturuan mbi Kosovë net më parë – Klan Kosova

Objekte të shndritshme janë parë nga qytetarët mbi qiellin e Kosovës në mesnatën e 16 qershorit.

Një qytetar ka dërguar pamje te Klankosova.tv ku shihet se disa objekte që lëviznin me shpejtësi janë parë në Lipjan.

Në lidhje me këto pamje, KFOR-i për Klankosova.tv ka thënë se nuk kanë asnjë dëshmi për ndonjë aktivitet që mund të identifikohet me pamjet.

“Në lidhje me pyetjen tuaj, KFOR-i nuk ka asnjë dëshmi për ndonjë aktivitet të njohur që mund të identifikohet me imazhet që keni paraqitur”, tha KFOR-i për Klankosova.tv.

Deri më tani, të njëjtat objekte që fluturuan mbi qiellin e Kosovës nuk dihet se çfarë konkretisht janë.

The post KFOR-i flet për objektet që fluturuan mbi Kosovë net më parë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT