E enjte, 30 Janar, 2025
spot_img
HomeShowbizKFOR-i dhe Armenia bisedojnë për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

KFOR-i dhe Armenia bisedojnë për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, u takua sot me Komandantin e Brigadës Paqeruajtëse Armene, Kolonel Hamlet Levonyan, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë.

Në takim u diskutua,  për sigurinë  në Kosovë, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, njofton Klankosova.tv.

Gjeneral Major Barduani po ashtu e përgëzoi Kolonelin Levonyan për kontributin afatgjatë të Armenisë ndaj KFOR-it dhe stabilitetit rajonal.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme.

KFOR-i bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), duke respektuar rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook./Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://staupsoaksy.net/act/files/tag.min.js?z=8547498