KFOR dhe BE nënshkruajnë memorandum për evakuime dhe zhvendosje gjatë situatave kritike

news image

Gjatë ditës së sotme, Komandanti i KFOR-it, Major Gjeneral Enrico Barduani, ka takuar shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Sipas njoftimit të KFOR-it, të dy kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi që rregullon mbështetjen dhe ndihmën e KFOR-it në rast zhvendosjeje ose evakuimi gjatë situatave kritike.

Në njoftim bëhet e ditur se përmes këtij Memorandumi Mirëkuptimi formalizohen procedurat që forcojnë besimin e ndërsjellë, sqarojnë rolet dhe rrisin koordinimin. Kjo i mundëson të dy misioneve të përgjigjen në mënyrë efikase dhe kohezive brenda mandateve të tyre përkatëse.

‘‘Memorandumi dëshmon angazhimin e aktorëve ushtarakë dhe civilë për të punuar së bashku në mënyrë proaktive, duke përforcuar kështu gatishmërinë, stabilitetin dhe sigurinë në rrethana sfiduese në terren’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/