Në edicionin e sotëm të emisionit “Kosova today” do të diskutohet mbi seancën e re të konstituimit të Kuvendit të Kosovës pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
A do zgjidhet ngërçi? – Rreth kësaj teme flasin Zejnullah Jakupi, Azdren Shala, Arlind Imeri dhe Sali Rexhaj.
Sot poashtu do të diskutohet edhe për tensionet në Serbi. A do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme? Për këtë në studio flet Nenad Çanak.
Ndër të tjera diskutohet edhe rreth furnizimit të FSK-së me autoblinda nga ShBA-ja. Për këtë flet Kadri Kastrati.
Në pjesën tjetër të emisionit do të trajtohet edhe vrasja makabre e të riut në Ferizaj, me ç’rast prokuroria ka intervistuar nënë e 37-vjeçarit i cili u gjet i groposur në pyll. Rreth kësaj teme flet Faton Mehmeti.
Në orët e rezervuara të emisionit trajtohet edhe takimi i paralajmëruar mes Zelenskyt dhe Putinit dhe dyshimet pas Samitit për Ukrainën. Për këtë flasin Adrian Zeqiri, Misha Pumo dhe Emanuela Durmishi.
Serbia arreston dy shqiptarë të Kosovës në Horgosh me pretendime “për krime lufte në Rahovec” – rreth kësaj çështjeje flasin Gent Gjini dhe Esat Rexhepi.
Ndiqeni “Kosova today” sot në Klan Kosova.
The post Këto janë temat që trajtohen sot në “Kosova today” appeared first on Klan Kosova.