Pasi janë mësuar 16 skuadrat që vazhdojnë garën në Kupën e Italisë, tashmë dihet edhe ndeshjet e 1/8 së finales.
Ndeshja më interesante kësaj faze do të jetë ajo mes Lazios dhe Milanit.
Kampioni i Italisë, Napoli, ku luan kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, do të përballet me Cagliarin.
Juventusi i Edon Zhegrovës do të ketë punë me skuadren e Udineses.
Interi për kundërshtar do ta ketë, Venezian, derisa Roma luan me Torinon.
Ndeshjet e tjera jane: Bologna – Parma; Genoa – Atalanta dhe Como – Fiorentina.
Këto përballje zhvillohen nga datat 3-17 dhjetor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!