Policia e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një aksion në Prishtinë, me ç’rast ka arrestuar dy persona pasi të njëjtëve iu janë gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike, raporton Sinjali.
Ata u ndaluan nën dyshimet për blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personat që u kapën nga Policia janë: Artan Syla dhe Riza Ruli, tashmë të arrestuar nga Policia e Kosovës.
Gjatë kontrollit të banesave të tyre, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 106.7 gram kërpudha narkotike, 186 copë ekstazi, 17 gram narkotikë MDMA, 22.1 gram kokainë, 109.2 gram Ketamin, 0.7 gram marihuanë, 440 € dhe dy peshore elektrike.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe se Policia po merret me rrethanat e rastit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


