E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeKëta janë të dyshuarit për shitblerje të drogës që u kapën në...

Këta janë të dyshuarit për shitblerje të drogës që u kapën në aksionin e Policisë në KlinëSinjali

Një aksion i Njësisë së Antidrogës në Policinë Rajonale na Pejë, i zhvilluar të shtunën në Klinë, rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar. Gjatë operacionit policor u zhvilluan edhe bastisje, me ç’rast u sekuestrua një sasi e drogës, raporton Gazeta Sinjali.

Dy të dyshuarit do ta hetohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se të dyshuarit janë Gazmend Berisha, rreth 23-vjeçar, i cili u dërgua në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është N.Çitaku, i cili është liruar.

Policia ka kryer kontrollin në shtëpinë e Berishës, në koordinim me prokurorin dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, ku si rezultat janë gjetur një sasi e marihuanës, telefon, peshore e pajisje tjera.

I dyshuari tjetër Çitaku që në këtë rast ka qenë blerësi i substancave narkotike, po ashtu është kontrolluar dhe të i njëjti është gjetur marihuanë.

Provat e gjetura janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në Polici për intervistim.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, nëri është ndaluar e tjetri është liruar

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Pejë.

Shënim: Personat e apostrofuar na këtë artikull prezumohen ta pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://staupsoaksy.net/act/files/tag.min.js?z=8547498