Shpërthime brohoritjesh dhe emocione të forta janë ndjerë në Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv, pasi mediat izraelite raportuan se shtatë pengjet e para janë dorëzuar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Gaza.
Mijëra qytetarë izraelitë u mblodhën para një ekrani të madh në qendër të sheshit, duke valëvitur flamuj kombëtarë dhe mbajtur pankarta me mbishkrimin “Ata po kthehen në shtëpi”, raporton BBC.
Ndërkohë, konfirmimi zyrtar për këtë zhvillim ende mungon nga ushtria izraelite dhe KNKK-ja. Megjithatë, raportimet nga mediat vendase thonë se të shtatë pengjet e liruara janë shtetas izraelitë, të cilët po transportohen nga Kryqi i Kuq jashtë Gazës.
Të liruarit sipas këtyre raportimeve janë:
Eitan Mor
Gali Berman
Ziv Berman
Matan Angrest
Omri Miran
Alon Ehal
Guy Gilboa Dallal
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!