Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një nënkoloneli dhe një kapiteni policor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.
Klankosova.tv mwson se dy zyrtarët e suspenduar janë Prek Tuna dhe Nexhat Gutiq, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Incidenti fillestar raportohet të ketë ndodhur më 28.05.2025 kur disa zyrtarë policorë në Pejë ishin njoftuar për një aksident trafiku në rrugën “Shpëtim Bojku” dhe gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes kanë shoqëruar në stacion policor edhe një të dyshuar i cili nuk ishte përfshirë fare në aksident por që ka penguar zyrtarët policorë në realizimin e detyrave të tyre.
Nënkoloneli dhe kapiteni policor dyshohet se kanë ndërhyrë në këtë rast (shoqërimin e të dyshuarit në stacion) duke mos përcjellë rastin për hetim dhe nuk është njoftuar Prokuroria për rast (në kundërshtim me procedurat standarde të veprimit të policisë në raste të tilla), duke i shqiptuar të dyshuarit një tiketë për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike./Klankosova.tv
The post Këta janë nënkoloneli dhe kapiteni policor të suspenduar në Pejë appeared first on Klan Kosova.