E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeKëta janë 10 kandidatët më të votuar të LDK-së

Këta janë 10 kandidatët më të votuar të LDK-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar rezultatet për deputetë.

Kur janë procesuar 90.41 për qind e votave, kjo është 10-shja më e votuar e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit si kandidat për kryeministër ka arritur t’i marrë 109 mijë e 202 vota.

E dyta për nga pesha renditet, Doarsa Kica-Xhelili, e cila është votuar hiç më pak se 44 mijë e 738 herë.

Vendin e tretë e zë njëra prej deputeteve më të zëshme të legjislaturës së kaluar.

Hykmete Bajrami, mori 41 mijë e 796 vota.

Vendin e katërt në listë e zë Kujtim Shala, me 37 mijë e 886 vota.

Anton Quni, ka arritur t’i marrë 27 mijë e 292 vota, e pas tij vjen ish-kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri.

Haziri mori 27 mijë e 260 vota.

E shtata me radhë është Jehona Lushtaku – Sadriu.

Ajo në këto zgjedhje mori 22 mijë e 122 vota.

Top 10-shen e LDK-së e plotësojnë tre kryetarët aktual të komunave, Pejës e Vitisë dhe Lipjanit.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, i ka 18 mijë e 397 vota.

Kurse, Gazmend Muhaxheri e Sokol Haliti, i kanë 15 mijë e 300 përkatësisht 12 mijë e 889 vota.

Mbetet të shihet nëse do të ndryshojë kjo renditje deri në procesimin e plotë të votave. / Klankosova.tv

Këta janë 10 kandidatët më të votuar të LDK-së

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498