E mërkurë, 18 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/keshtu-e-komenton-koci-reagimin-e-svecles-ndaj-tij-video/Kështu e komenton Koci reagimin e Sveçlës ndaj tij (VIDEO) - Klan...

https://klankosova.tv/keshtu-e-komenton-koci-reagimin-e-svecles-ndaj-tij-video/Kështu e komenton Koci reagimin e Sveçlës ndaj tij (VIDEO) – Klan Kosova

Avokati Arianit Koci sot në emisionin “DPT te Fidani” ka komentuar sjelljen e Ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kur ai po protestonte para Kuvendit të Kosovës.

Koci në lidhje me këtë u shpreh se është befasuar nga sjellja e tij dhe tha se i erdhi keq për të, përcjell Klankosova.tv.

“E patë sjelljen e Xhelal Sveçlës, e njoh që nga paralufta unë atë. Nuk ndodh asgjë, unë u befasova dhe më erdhi keq për të. Unë i thash “s’po ju vjen marre, kjo nuk ka arsyetim, pas 30 here nuk ia pranoi asnjë deputeti arsyetimi”.

“Ka ardhur situata që më nuk kemi çka flasim se kush është fajtor, por çka duhet të veprojnë ne në raport me këta. Ne po e dimë që fajn më të madhe ka Vetëvendosja që i ka 42.2 për qind, por unë personalisht e kam krijuar përshtypjen që edhe opozitës nuk po i shkon për shtati me shku përsëri në zgjedhje, se ka parti që ndoshta s’mund ta kalojnë më pragun, pa parti që nuk munden me u rritë”, u shpreh tutje Koci./Klankosova.tv

The post Kështu e komenton Koci reagimin e Sveçlës ndaj tij (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT