Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz, tha se Shtetet e Bashkuara synojnë të arrijnë një paqe të përhershme mes Moskës dhe Kievit, që përfshin shkëmbim territoresh, në këmbim të garancive të sigurisë, të drejtuara nga Evropa.
Ai shtoi se për këtë nevojitet një udhëheqës ukrainas që është i gatshëm për të arritur një paqe të qëndrueshme me Rusinë, por nuk është e qartë nëse zoti Zelenksy është i përgatitur për një gjë të tillë.
I pyetur nëse zoti Trump dëshiron dorëheqjen e Pesidentit Zelensky, zoti Waltz tha për programin âState of the Unionâ të rrjetit CNN se âNe kemi nevojë për një udhëheqës që mund të merret vesh me ne, mundësisht me Rusisë dhe tâi japë fund luftësâ.
âNëse bëhet e qartë se motivet personale ose politike të Presidentit Zelenskyy bien ndesh me dhënien fund të luftës në vendin e tij, atëherë mendoj se kemi përpara një problem realâ, tha zoti Waltz.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, sugjeroi gjithashtu se Ukrainës mund tâi duhet një udhëheqës tjetër nëse Presidenti Zelensky nuk pajtohet me kërkesat e Shteteve të Bashkuara, shkruan Zëri i Amerikës transmeton Klankosova.tv
“Diçka duhet të ndryshojë. Ose ai duhet të vijë në vete dhe të kthehet në tryezë me mirënjohjeje, ose dikush tjetër duhet të udhëheqë vendin për ta bërë këtëâ, tha zoti Johnson për programin âMeet the Pressâ të rrjetit televiziv NBC.
Takimi i së premtes në Zyrën Ovale shfaqi publikisht tensionet mes Presidentit Zelensky dhe zotit Trump. Si rrjedhojë, një marrëveshje mes dy vendeve për të shfrytëzuar së bashku mineralet e rralla të nëntokës ukrainase, nuk u firmos.
âNuk ishte e qartë për ne që Presidenti Zelensky ishte gati për të negociuar dhe në mirëbesim për tâi dhënë fund kësaj lufteâ, tha zoti Waltz.
Në programin âThis Weekâ të rrjetit ABC, shefi i diplomacisë amerikane, Marco Rubio tha se nuk kishte folur që nga e premtja as me Presidentin Zelensky as me Ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Andrii Sybiha.
âDo të jemi gati të ri angazhohemi kur ata të jenë gati për paqeâ, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Senatorja demokrate, Amy Klobuchar, tha për programin âThis Weekâ se ishte âtronditurâ nga përplasja në Zyrën Ovale dhe se ajo ishte takuar me Presidentin Zelenskiy të premten, përpara se ai të shkonte në Shtëpinë e Bardhë dhe se ai ishte entuziast për firmosje e marrëveshjes për mineralet.
âKa ende hapësirëâ për një marrëveshje paqeje, tha ajo.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>