Këshilltari politik i presidentes Vjosa Osmani, Rinor Nuhiu, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, rreth mënyrës se si shefja e shtetit të Kosovës, ka hyrë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Ai në platformën X, ka shkruar se fabrika e lajmeve të rreme e Vuçiqit dhe Marko Gjuriqit po punon me orar të zgjatur, gjersa shtoi se presidentja Osmani është akredituar në përputhje me procedurat standarde të OKB-së, si çdo kryetar shteti tjetër.
“Gënjeshtra pas gënjeshtrash. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nuk u ‘fut kontrabandë’ në OKB nga ‘një vend tjetër’, as nuk hyri si ‘turiste’. Ajo është e akredituar në përputhje me procedurat standarde të OKB-së… si çdo kryetar shteti tjetër. Serbia mund të bërtasë sa të dojë. Faktet nuk ndryshojnë. Kosova është këtu. Dhe është këtu për të qëndruar. Përgjithmonë Kosova”, ka shkruar Nuhiu transmeton Klankosova.tv.
The post Këshilltari i Osmanit, Gjuriqit: Presidentja është e akredituar në OKB, Serbia mund të bërtas sa të dojë appeared first on Klan Kosova.