E martë, 17 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/keshilltaret-e-osmanit-dhe-bizneset-kosovare-takohen-me-zv-ministrin-e-ekonomise-ne-japoni/Këshilltaret e Osmanit dhe bizneset kosovare takohen me zv. ministrin e Ekonomisë...

https://klankosova.tv/keshilltaret-e-osmanit-dhe-bizneset-kosovare-takohen-me-zv-ministrin-e-ekonomise-ne-japoni/Këshilltaret e Osmanit dhe bizneset kosovare takohen me zv. ministrin e Ekonomisë në Japoni – Klan Kosova

Rejhan Vuniqi dhe Donika Kadaj, këshilltaret e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, bashkë me bizneset kosovare janë takuar me zëvendësministrin për Ekonomi, Tregti dhe Industri të Japonisë, Takehiko Matsuo.

Sipas presidencës, pjesë e këtij takimi ishin edhe përfaqësues të bizneseve kyçe nga Kosova dhe përfaqësues të sektorit privat, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

“Diskutimet u përqendruan në nxitjen e investimeve direkte nga Japonia në Kosovë, si dhe në krijimin e lidhjeve të reja ndërmjet komuniteteve të biznesit”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, presidenca tha se ky angazhim është pjesë e vizionit të Osmanit për t’i avancuar marrëdhëniet ekonomike ndërkombtare të Kosovës, përmes diplomacisë ekonomike.

The post Këshilltaret e Osmanit dhe bizneset kosovare takohen me zv. ministrin e Ekonomisë në Japoni appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT