Wednesday, February 25, 2026
spot_img
HomeLajmeKëshillimorja në Dardani: Mjekim i veçantë për sheqer e tension (VIDEO)

Këshillimorja në Dardani: Mjekim i veçantë për sheqer e tension (VIDEO)

Në qendrën këshilluese në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Dardani të Prishtinës, e cila u hap këtë të mërkure, secili pacient do ta ketë librezën e personalizuar.

Në të do të evidentohet çdo matje e sheqerit dhe tensionit për ata që vuajnë nga diabeti dhe hipertensioni, raporton Klan Kosova.

Veç këtyre, në këtë qendër do të bëhet edhe edukimi e fuqizimi i pacientëve.

Ky lloj monitorimi e komunikimi thonë se këtë kategori të pacientëve do ta ndihmojë që mos të pësojnë komplikime më të rënda si shkak i sëmundjes, siç është diabeti.

Kjo është qendra e dytë e këtij formati në kryeqytet, me synim që të hapen edhe në lagje të tjera.

E, gjithë kjo u mundësia falë mbështetjes së Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Kronika më poshtë sjell detaje:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT