Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn

Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn

Këshilli i Ministrave ka shkarkuar Erion Veliajn si kryebashkiak i Tiranës.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama


Mbledhja erdhi një ditë pasi Prefekti i Tiranës i njoftoi zyrtarisht për propozimin e miratuar nga Këshilli Bashkiak.

Sipas ligjit, është qeveria që merr vendimin përfundimtar në këtë proces. /Euronews.al/