Këshilli Gjyqësor nuk do të veprojë gjatë zgjedhjeve, Kambovski: Për një gjyqësor të pavarur nevojitet demokraci dhe politikë e pjekur

Këshilli Gjyqësor nuk do të veprojë gjatë zgjedhjeve, Kambovski: Për një gjyqësor të pavarur nevojitet demokraci dhe politikë e pjekur

Me shtatë vota “për” dhe katër “kundër”, Këshilli Gjyqësor sot në seancë miratoi vendimin që të mbeten në fuqi konkluzionet e miratuara për zgjedhjet e vitit 2024 (presidenciale dhe parlamentare), sipas të cilave veprimet që janë në kompetencë të Këshillit të pezullohen deri në përfundimin e procesit zgjedhor, me vërejtje se kësaj here ato kanë të bëjnë me zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Në diskutimin për atë se si duhet të veprojë Këshilli Gjyqësor gjatë periudhës zgjedhore, anëtarët e tij theksuan se duhet të veprojnë brenda kompetencave të tyre, si për shembull për çështje të punësimit, avancimin e gjyqtarëve ose përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore. Sipas tyre, duke mos ndërprerë punën, ata do të tregojnë se pushteti gjyqësor është i pavarur nga ekzekutivi dhe legjislativi. Kufizimet i mbulon neni 8a nga Kodi zgjedhor dhe mënyra si interpretohet ai.


Tanja Çaçarova-Ilievska iu referua njoftimit nga KE dhe nga Misioni i vlerësimit se puna e Keshillit nuk duhet të ndërpritet, me ç’rast tha se “duhet të mendojmë mirë dhe të dalim nga pasiviteti”.

Edhe sipas Antoaneta Dimovskës, Këshilli gjyqësor duhet të vazhdojë me punë dhe të bëjë një hap dhe progres me të cilin do ta braktis situatën e status- kuos në të cilën gjendet me çdo zgjedhje të kaluara.

Vesna Dameva theksoi se Këshilli gjyqësor në periudhën e kaluar ka pasur praktikë të ndryshme – plotësisht aktivitete të ndaluara dhe pjesërisht në vitin 2024. Theksoi se Këshilli gjyqësor është i detyruar të garantojë pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe se nuk duhet të varet nga pushteti ekzekutiv.

Kryetari i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovski, ra dakord me qëndrimet e tyre se Këshilli duhet të vazhdojë punën, pasi janë të pavarur, por siç tha ai, “ka një megjithatë të madhe”.

“Demokracia dhe kultura politike te ne dhe te aktorët politikë nuk kanë arritur në nivelin ku të mos ketë pasoja në funksionimin tonë të mëtejshëm. Nga ana tjetër, ekziston një Kod zgjedhor i cili qartë tregon se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjmë, dhe ky ligj vlen edhe për ne. Nuk është rastësi që në 10-15 vitet e fundit, Këshilli gjyqësor gjatë periudhave zgjedhore ka pezulluar të gjitha procedurat. Kur të arrijmë si shoqëri dhe kur politikanët tanë të piqen dhe të jenë në krye të detyrës, atëherë mund të flasim për ndryshimin e këtij ligji, ku qartë do të thuhet se pushteti gjyqësor nuk është i prekur nga zgjedhjet lokale ose cilatdo zgjedhje. Por, në këtë moment, besoj se duhet të mbetemi te konkluzionet që Këshilli gjyqësor ka marrë më parë”, përfundoi Kambovski para se të votohej vendimi.