KESCO njofton konsumatorët se aktualisht po përballet me rritje të sasisë të lartë të energjisë elektrike të importuar dhe me çmime të larta të blerjes në treg, çka krijon presion shtesë në mbulimin e kërkesës dhe në menaxhimin e kostove të furnizimit.
Gjatë dy ditëve të fundit, rreth 50% e konsumit në Kosovë është mbuluar përmes importit.
Kjo varësi nga importi shoqërohet me kosto të larta, veçanërisht në një periudhë kur energjia elektrike është e nevojshme edhe për shtetet e tjera të rajonit dhe kërkesa në treg është e rritur.
Në këtë kontekst, KESCO u bën thirrje konsumatorëve që të kursejnë energjinë elektrike, sidomos në orët e pikut, në mënyrë që të ulim së bashku nevojën për import dhe kostot që lidhen me të. Kursimi i energjisë është në interes të përbashkët dhe ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit.
KESCO do të vazhdojë ta ndjekë nga afër situatën dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm për konsumatorët. Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
- Ky artikull është i sponsorizuar


