E shtunë, 26 Prill, 2025
spot_img
HomeSportKërkuan të zëvendësohen gjyqtarët, Real Madridi anulon konferencën për shtyp dhe seancën...

Kërkuan të zëvendësohen gjyqtarët, Real Madridi anulon konferencën për shtyp dhe seancën stervitore para ndeshjes me Barcelonën

19:12 / E Premte, 25 Prill 2025 / Gj. Sh

Real Madridi ka anuluar konferencën për media dhe stërvitjen e sotme para finales së Copa Del Rey, ndaj Barcelonës.

”Marca”’ raporton se trajneri Carlo Ancelotti dhe futbollisti Luca Modric do të mbanin një konferencë shtypi në orën 19:15, por që nuk do të paraqiten, shkruan IndeksOnline.

Ata po ashtu do të pozonin me Ter Stegen dhe Hansi Flick.

Arsyeja e braktisjes së konferencës raportohet se është pasi Real Madridi ka kërkuar të ndryshohen gjyqtarët e finales, por kjo nuk është pranuar nga Federata Spanjolle e Futbollit./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT