E mërkurë, 30 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme“Kërkoni falje popullit dhe NATO-s”, Muharremi pas raportimeve për foton e VV-së...

“Kërkoni falje popullit dhe NATO-s”, Muharremi pas raportimeve për foton e VV-së pa veturat e KFOR-it në veri

Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se largimi i KFOR-it nga fotografia origjinale me photoshop, për efekte politike,  siç ka thënë ai “mund të jetë një prej  akteve më ogurzeza që kemi parë në 25 vitet e fundit”.

Siç shkruan ai në një postim në Facebook, me këtë veprim duhet kërkuar falje popullit të Kosovës dhe NATO-s.

“Duket si një akt i vogël politik propagande, por simbolika e saj, mesazhi që po dërgojmë me këtë është jashtëzakonisht i dëmshëm për vendin, sovraniteti dhe integriteti territorial i të cilit ende sigurohet e ruhet nga NATO”.

Me këtë veprim po tregon jo vetëm mosrespekt, por edhe jofalënderim për çlirimin e vendit nga NATO dhe për ruajtjen e paqes e stabilitetit për dekada me radhë që e kanë mundësu Kosovën me i ngrit institucionet e veta dhe me shpallë pavarësinë nga Serbia|.

“Me këtë veprim të turpshëm, je tu tregu që je në gjendje me bo gjithçka për 2-3 vota ma shumë, me i ruajt, e jo me i fitu të reja. Me mashtru, me fshi, me rrejt vetëm për me mbajt pushtetin më shumë”.

Mes tjerash, Muharremi shton se e  vetmja e mirë në këtë siç tha ai “propagandë të ulët është që u postu nga zyra e partisë, e jo nga llogaria zyrtare e Qeverisë së Kosovës”.

“Nëse diçka si kjo ishte komuniku e postu nga kanalet zyrtare, kjo kishte me qenë një skandal me përmasa ndërkombëtare”.

“Por kur një tragjedi përdoret për interesa të ngushtë politikë, këtu mundet me ndodhë gjithcka tjetër e papritshme. Ky është një sinjali, një momenti i qartë, ku ti duhet me i thirrë arsyes dhe që duhet me reflektu”.

“Duhet me u reformu, në formën e komunikimit, por edhe në mendje. Ndoshta me shku në opozitë sa më parë, aq më mirë. Se ndoshta kjo është shenjë që edhe je verbu nga pushteti i tepërt e aboslut me vite”.

Gjatë ditës pati raportime se është hequr KFOR-i nga fotoja e veturave në operacionin në veri, për gjetjen e 33-vjeçarit që dyshohet se është mbytur në Ujman.

The post “Kërkoni falje popullit dhe NATO-s”, Muharremi pas raportimeve për foton e VV-së pa veturat e KFOR-it në veri appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT