E martë, 29 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizKërkohet rritje pagash për policët dhe inspektorët në Maqedoninë e Veriut

Kërkohet rritje pagash për policët dhe inspektorët në Maqedoninë e Veriut

Sindikata e Policisë në Maqedoninë e Veriut, ka dërguar një kërkesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) për rritjen e pagave për punonjësit e policisë me uniformë dhe inspektorët në policinë kriminale.

Ata kërkojnë një rritje prej 25% për policët me uniformë dhe të paktën 20% për inspektorët e policisë kriminale, transmeton klankosova.tv.

Arsyeja për këtë kërkesë janë sulmet e shumta ndaj punonjësve të policies.

Sipas të dhënave nga Alsat, nga 1 janari 2020 deri më 30 shtator 2024, janë regjistruar 715 raste të sulmeve ndaj zyrtarëve policorë, ku një polic është plagosur nga arma e zjarrit, 25 të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda, dhe 747 policë kanë pësuar lëndime të lehta.

Kjo kërkesë synon përmirësimin e kushteve të punës dhe sigurisë për ata që janë në shërbim të rendit dhe ligjit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT