Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar të pandehurin S.S., ku ndaj tij ka kërkuar masën e paraburgimit pasi dyshohet për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas njoftimit, i pandehuri S.S., më 12 nëntor 2020 e ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke e përdorur vulën zyrtare të Kosovës për një certifikatë të gjendjes civile dhe të vendbanimit të një gruaje.
“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.S., më 12 nëntor 2020, në komunën e Parteshit, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që duke përdorur vulën zyrtare të Republikës së Kosovës ka konfirmuar certifikatën e të qenit gjallë të gjendjes civile dhe të vendbanimit të tani të ndjerës D.S., edhe pse e njëjta ka qenë e vdekur, ku në këtë mënyrë ka mundësuar marrjen e pensionit të shtetit zviceran personit tjetër në vlerë prej 22.192 franga zvicerane”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, prokuroria tha se i pandehuri me urdhër të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.
The post Kërkohet paraburgim për zyrtarin komunal të Parteshit, e bëri të gjallë gruan e vdekur për t’ia marrë pensionin e Zvicrës appeared first on Klan Kosova.