E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeKërkohet paraburgim për të dyshuarin që deshi me 40 mijë euro të...

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që deshi me 40 mijë euro të ndërhyjë në një proces gjyqësor

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit, A.L.

Në njoftimin e lëshuar nga prokuroria thuhet se i njëjti akuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 17.03.2023, në Prishtinë, i pandehuri A.L., në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kërkuar para për vete që të ushtroj ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar, në atë mënyrë që pas arrestimit të të pandehurit E.S., dhe caktimit të paraburgimit nga ana e gjykatës, është takuar me vëllain e të pandehurit, prej të cilit ka kërkuar dyzet mijë (40.000) euro para që të ushtroj ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personave zyrtar, gjyqtarë e prokurorë për ta liruar nga paraburgimi të pandehurin E.S., cili gjendej në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale “Fajdeja “ dhe “Shmangia nga tatimi” të KPRK-së edhe pse ndikimi i supozuar nuk është realizuar andaj, me këtë i pandehuri A.L., do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

I pandehuri A.L., që nga data 19 Shkurt 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498