E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/kerkohet-paraburgim-per-agim-rexhepin-i-dyshuar-per-shpelarje-parash-dhe-trafikim-me-narkotike1/Kërkohet paraburgim për Agim Rexhepin, i dyshuar për shpëlarje parash dhe trafikim...

https://klankosova.tv/kerkohet-paraburgim-per-agim-rexhepin-i-dyshuar-per-shpelarje-parash-dhe-trafikim-me-narkotike1/Kërkohet paraburgim për Agim Rexhepin, i dyshuar për shpëlarje parash dhe trafikim me narkotikë – Klan Kosova

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka kërkuar paraburgim për Agim Rexhepin, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Qielli i thyer”.

Në njoftimin e PSRK-së thuhet se ai është arrestuar nën dyshimet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Po ashtu bëhet e ditur se personi në fjalë po hetohet edhe për veprën penale “Shpërlarja e parave” në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimit të parave.

“A. R dyshohet ndër të tjera se ka tentuar të bëjë tjetërsimin e pronave për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë dobi pasurore e fituar me veprat penale me qëllimin të shmang procedurën e konfiskimit në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale transmeton Klankosova.tv.

Rexhepi u lirua fillimisht pas dhënies së dorëzanisë prej 50 mijë eurosh, por i njëjti pas raportimit të Klankosova.tv u prangos sërish.

 

The post Kërkohet paraburgim për Agim Rexhepin, i dyshuar për shpëlarje parash dhe trafikim me narkotikë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT