Një person u arrestua dje si i dyshuar për “Krime të luftës kundër popullsisë civile”.
Klankosova.tv mëson se bëhet fjalë për Ramadan Morinën.
Ndaj tij, Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit.
Siç mëson Klankosova.tv nesër pritet të mbahet edhe seanca dëgjimore ndaj tij.
Ndërkaq, në njoftimin që PSRK-ja e lëshoi dje thuhet se Morina, gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 29 dhe 31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës.
“Gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve. Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
Arrestohet një person, dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 34 civilëve në Malishevë
The post Kërkohet paraburgim ndaj shqiptarit që dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 34 civilëve në Malishevë appeared first on Klan Kosova.