Oda e Farmacistëve të Kosovës ka kërkuar ndihmë financiare për Prof.Dr.Dashnor Nebija, i cili ka nevojë urgjente për trajtim mjekësor jashtë vendit.
Në njoftimin e lëshuar nga OFK thuhet se trajtimi i Nebijës ka një kosto të papërballueshme financiare për familjen.
“Oda e Farmacistëve të Kosovës fton anëtarët që në përputhje me mundësit e tyre financiare të kontribojnë për mbledhjen e fondeve për shërimin e kolegut tonë, krahas fondeve të cilat do ti ndaj OFK”, thuhet në njoftim.
Detajet e llogarisë në të cilat mund të kontribuoni i gjeni të bashkangjitura.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>