Wednesday, April 1, 2026
spot_img
HomeLajmeKërkohet ndihma e qytetarëve në identifikimin e ‘hajnit’ në Prishtinë

Kërkohet ndihma e qytetarëve në identifikimin e ‘hajnit’ në Prishtinë

Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve në kapjen dhe identifikimin e një “hajduti”.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari kërkohet për vjedhje në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale ‘Vjedhje’”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftim.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT