Monday, March 23, 2026
spot_img
HomeLajmeKërkohet hetim i gjyqtarëve, parashkruajnë korrupsionin (VIDEO)

Kërkohet hetim i gjyqtarëve, parashkruajnë korrupsionin (VIDEO)

Të akuzuarit për korrupsion po i shpëtojnë drejtësisë për shkak të vjetërsimit të rasteve. E një pjesë të fajit për këtë praktikë e kanë edhe gjyqtarët.

Kështu i rezultoi Institutit Kosovar për Drejtësi monitorimi i proceseve gjyqësore. Melos Kolshi nga ky institut pohon se një numër tejet i madh i rasteve që parashkruhen janë raste të korrupsionit.

Njëra ndër arsyet se pse po ndodh parashkrimi i lëndëve, çka nënkupton që personat e akuzuar po i shpëtojnë dënimit për shkak të vjetërsimit të rasteve, sipas tij, është edhe zvarritja e qëllimshme e proceseve gjyqësore nga vetë gjyqtarët. Prandaj, rastet e tilla ai thotë se duhet të hetohen.

Praktikës së parashkrimit të rasteve, ai vlerëson se i ndihmojnë ndryshimet e reja të Kodit Penal, të cilat në vend që të ndryshojnë për rritjen e efikasitetit të institucioneve të drejtësisë, sipas tij, krijuan kundër-efekt.

Kjo neglizhencë, Kolshi thotë se ndikon negativisht edhe te palët e përfshira në procese gjyqësore, duke i mbajtur të ngujuara në këto procedura për vite të tëra, pa një epilog.

Sipas hulumtuesit të IKD-së, për rastet e parashkrimit të lëndëve gjyqësore duhet një strategji profesionale, duhet një plan i veprimit, që të vihet në zbatim nga KGjK-ja.

Kronikë nga Kiks Kosova:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT