E hënë, 28 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeKërkimet për mërgimtarin në Ujman, asnjë gjurmë as pas 24 orësh

Kërkimet për mërgimtarin në Ujman, asnjë gjurmë as pas 24 orësh

Kanë kaluar tashmë 24 orë që kur nuk dihet asgjë për fatin e mërgimtarit, i cili pasditën e së dielës u hodh në Liqenin e Ujmanit.

Policia dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar nga dita e djeshme për ta gjetur 33 vjeçarin, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga ai.

Operacioni për gjetjen e tij po vazhdon ende, njofton Klankosova.tv.

Nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, dhanë detaje rreth kërkimeve që po zhvillohen për Klankosova.tv.

“Ende nuk kemi asnjë gjurmë. Thellësia në Liqen është e madhe. Kërkimet janë duke vazhduar.Aktualisht po kemi vështirësi në mbushjen e bocave të oksigjenit. Posa ti mbushim ato, do ta vazhdojmë zhytjen”, deklaruan nga kjo shoqatë për Klankosova.tv.

Rasti tragjik i mërgimtarit, i zhdukur prej mbi 20 orësh – vazhdojnë kërkimet

The post Kërkimet për mërgimtarin në Ujman, asnjë gjurmë as pas 24 orësh appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT