Shefi i Zjarrfikësve të Washingtonit tha se të gjitha përpjekjet e kërkim-shpëtimit po zhvillohen në ujë dhe se ato do të zgjasin disa ditë, pas aksidentit në ajër ndërmjet një aeroplani pasagjerësh me 64 persona dhe një helikopteri ushtarak me 3 ushtarë në të.
John A. Donnelly Sr. tha se të gjitha përpjekjet e kërkim-shpëtimit që po zhvillohen tani janë në ujë dhe se kushtet janë “të rrezikshme”, raporton CNN.
“Sfidat janë aksesi. Uji në të cilin po operojmë është rreth 8 metra i thellë, ka erë, ka copa akulli atje, kështu që është thjesht e rrezikshme dhe e vështirë për të punuar”, tha Donnelly. “Uji është i errët, është i turbullt dhe kjo është një gjendje shumë e vështirë për ta për t’u zhytur”.
Ai shtoi se përpjekjet do të zgjasin disa ditë.
“Nëse mund ta imagjinoni, lumi është një njollë e zezë e madhe gjatë natës pa drita në të”, tha ai.
Donnelly tha se pret që hetimi për përplasjen të zgjasë më shumë.
Ekipi i zhytjes i zyrës së FBI në Washington po ndihmon në përpjekjet për t’i gjetur viktimat e përplasjes së avionit me helikopterin në lumin Potomac, tha një zëdhënës i byrosë për CNN.
Ekipi i Kërkimit Nënujor i FBI përbëhet nga agjentë të trajnuar posaçërisht të stacionuar në të gjithë vendin.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);