E mërkurë, 13 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeKërkesa për shkarkimin e Labanit, kush ka të drejtë, VV-ja apo ish-opozita?...

Kërkesa për shkarkimin e Labanit, kush ka të drejtë, VV-ja apo ish-opozita? – Arianit Koci sot në “DPT te Fidani”

Të mërkurën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova e ftuar do të jetë avokati Arianit Koci.

Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, ku thuhet se duhet të vazhdohet me votim të hapur, jo më votim të fshehtë ashtu siç kërkonte Lëvizja Vetëvendosje.

Gjithashtu, me Kocin do të flasim edhe për kërkesën e ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për shkarkimin e gjyqtarit të Kushtetueses, Radomir Laban.

A do ta njohë VV-ja vendimin e fundit të Kushtetueses?

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube./Klankosova.tv

The post Kërkesa për shkarkimin e Labanit, kush ka të drejtë, VV-ja apo ish-opozita? – Arianit Koci sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT