Për krerët e UÇK-së kërkoi burgim për 180 vjet. Prokuroria e Specializuar në Hagë del se ka pritur që publiku në Kosovë të pajtohet me kërkesën, ngaqë mendimet ndryshe që i pranoi nga brenda e jashtë Republikës, po i përdor si arsyetim për të mos i liruar me kusht katërshen, as tash që rasti u mbyll.
Komentin, kryeprokurorja e ZPS-së, Kimberly West e ka përfshirë në kërkesat e 25-ta për vazhdim paraburgimi ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
I fundit i është përgjigjur tashmë Prokurorisë përmes mbrojtjes duke arsyetuar se deri në aktgjykim, prania e Krasniqit nuk është e nevojshme në gjykatë, rrjedhimisht duhet të lirohet me kusht.
Mbrojtja i quan spekulime argumentet se lirimi me kusht do të prodhojë hakmarrje ndaj dëshmitarëve.
Ndërkaq, vetë Jakup Krasniqi i kërkon këta muaj lirim me kusht, pavarësisht vendimit, që për herë të parë të kalojë kohë jashtë paraburgimit me tre mbesa e nip që lindën gjatë këtyre 5 viteve e 3 muaj sa 75 vjeçari ndodhet në Sheveningen.
Treshja e UÇK-së pati bërë kërkesë për lirim të përkohshëm edhe pas mbylljes së rastit të Prokurorisë por janë refuzuar në të dyja shkallët.
Detajet mund t’i gjeni në kronikën e përgatitur nga gazetarja Rina Mujku:


