27 herë u propozuan, e asnjëri nuk kaloi.
Por, as atë që mori aminin e shumicës së deputetëve, nuk e duan për nënkryetar Kuvendi, ndaj për ta kundërshtuar zgjedhjen e Nenad Rashiqit, Lista Serbe iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, sërish duke kërkuar që të mos lejohen veprime të mëtejshme.
Këta vlerësojnë se kjo është një zgjedhje e imponuar, dhe jo ligjore, e madje referojnë se Rashiq u fut njëfarë forme si me forcë, e duke bërë shkelje.
Akuzat, shkurt, i mohon serbi i votuar, që pozitën si për deputet, ashtu edhe për nënkryetar, thotë ta ketë fituar ligjshëm.
Kjo lëndë mund ta dërgoj Kuvendin edhe në një pauzë të re, derisa nga kushtetuesja kërkohet të vlerësohet nëse deputetët kanë përmbushur interesin më të mirë për Republikën, e garancionin kushtetues për komunitetet.
Meqë votimi qeverisë është në prag, gjykata më e lartë në vend, duhet të shpejtoj.
Rashiq u votua si nënkryetar nga radhët e komunitetit serb më 10 tetor, duke shënuar edhe përfundimin e konstituimit të parlamentit që nisi si proces më 15 prill, për çka që atëherë deri të enjten janë dërguar 6 herë lëndë në kushtetuese.
The post Kërkesa për Kushtetuesen: Rashiq nënkryetar “dhune”, ankohet Sërpska (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.