Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj është kërcënuar dhe ofenduar rëndë, siç mëson Sinjali, Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa dhe ka arrestuar Korab Bajgoran rreth orës 20:45.
Policia e Kosovës e ka arrestuar Bajgoran rreth orës 20:45. Sipas informatave, rreth pesë orë më parë, ai kishte bërë kërcënimin publik në një transmetim live në Facebook, duke kërcënuar drejtpërdrejt kreun e AAK-së dhe familjen e tij.
“E kam për obligim për Fidan Shatrin me ua dh* shpirtat, hajdeni ku*vat e dexhallit që vran fëmi.”, tha ai në video, duke përmendur edhe bashkëshortën e liderit të AAK-së.
Sinjali ka sigurar edhe pamjet gjatë arrestimit të të dyshuarit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


